KLIENTET

JU SHËRBEJME TE GJITHË LLOJEVE TË KLIENTEVE
SIPAS NEVOJAVE TË NDRYSHME

Bizneset E-Commerce
Media Online
Bizneset e vogla dhe të mesme
Kompani Ndertimi
Kompani
Arsim
Mjekesi Estetike
Ndërkombëtar

JUMBO

40.000 produkte në vetëm pak ditë
www.jumbo.al
www.jumbo-ks.com
www.jumbo-mne.com/
www.jumbo.ba

Impakti që pandemia COVID-19 pati kryesisht në retail ishte shumë i lartë dhe shumë biznese u mbyllën totalisht. Të tjerë kërkuan për partnerë të besueshëm me synim përballimin e krizës që nuk dihej kur do përfundonte.
Rrjeti i dyqaneve JUMBO, pjesë e BALFIN Group, shtrirë në katër shtete të ndryshme të rajonit me mbi 18 dyqane të përmasave gjigande zgjodhi ekspertët e TOGO Communication për të ndërtuar plot 4 website e-commerce në më pak se 10 ditë. Procesi ishte intensiv dhe mjaft sfidues për të dy palët, por me shumë bashkëpunim u arrit një produkt tejet cilësor dhe që përmbushi pritshmëritë e Klientit.

Strukturat e website-s u ngritën të ndara nga njëra tjetra në Amazone duke i siguruar klientit jetëgjatësi dhe mundësinë për të përshtatur çdo kërkesë të mëvonshme që mund të lindë për shkak të dinamikës që përballon industria e Retail. Shitjet e para filluan ende pa u komunikuar website dhe veç kënaqësisë që na ofroi ky rezultat, i gjithë fokusi u përqëndrua në ofrimin e një experience unike për blerësit online, si një projekt totalisht i ri që JUMBO e ofroi për herë të parë në Prill 2020.

DERMOLIFE

Strategjia online dhe fushatat e marketingut
www.dermolife.al
www.chirurgia-albania.com

Kirurgjia Estetike Italiane në Tiranë na ka besuar prej vitesh prezencën e saj online në tregun shqiptar dhe më gjërë në atë europian. Filluam nga ndërtimi i website https://dermolife.al/, për të vijuar me manaxhimin e rrjeteve sociale, konsulencën e deri tek media-plan dhe guerrilla marketing.

Fushatat janë intensive dhe më e fundit faza e dytë e “Balonit Gastrik” po punohet nga ekspertët e Togo Communications për të sjellë risi në formën si brandi komunikon. Agjencia po luan një rol të rëndësishëm në hartimin dhe prodhimin e të gjitha materialeve promocionale, duke targetuar kryesisht të rinjtë. Me synimin për ta bërë sa më të njohur dhe të arritshme si markën ashtu edhe risinë që ka sjellë në treg, trajtimi u shoqërua me një fushatë online dhe një fushatë radio, të cilat po plotësohen më tej nga Guerrila marketing.

USLUGA

Inspired by You
www.usluga.al

Të inspiruar nga portofoli i gjërë i bizneseve që USLUGA zotëron, trokitëm në zyrat e tyre për ti propozuar lançimin e një website që sjell të gjithë shërbimet në një url të vetme. Ideja u përqafua nga drejtuesit dhe projekti po rezulton i suksesshëm për klientin, pasi prezenca online është rritur dhe bashkë me të edhe interesi i klientëve potencialë.

Rritja e investimit në fushën dixhitale tregon edhe njëherë angazhimin e USLUGA-s për vijimin e investimeve në tregun shqiptar, duke na besuar shumë projekte të tjera në një të ardhme të afërt.

SANE27

Një kapitull i ri me TOGO Communications.
www.sane27.com

Projekti me partner kryesor Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit na besoi komunikimin digital lidhur me kapitullin 27 të Hapjes së Negociatave me Bashkimin Europian. Procesi i integrimit është shumë i rëndësishëm dhe komunikimi shihet si mjaft thelbësor në gjithë këtë proces.

Prezantimi i nje website me karakter informues dhe shumë interaktiv, i cili u konceptua si një “chat website” ishte fokusi i Agjensisë gjatë muajit Maj. Projekti u finalizua në vetëm dy javë dhe tashmë kapitulli i rradhës pritet të na besohet shumë shpejt.

SPITALI AMAVITA

Projekti më i ri - Duaje jetën! www.spitaliamavita.al

Për të iniciuar rritjen e prezencës online Spitali Amavita zgjodhi të bashkëpunojë me Togo Communications, fokusi i të cilit ishte krijimi i kontentit dhe rifreskimi i website duke synuar një komunikim më modern dhe të standartizuar.

Këtë herë, detyra e agjencisë ishte të përcillte nëpërmjet një website korporativ, zhvillimin dhe arritjet e kompanisë dhe gjithashtu t’i rikujtonte publikut zotimin e Spitalit Amavita, që sjell siguri për shëndetin përmes profesionistëve më të mirë shqiptar dhe të huaj. Një stil i thjeshtë dhe ilustrues grafik është ruajtur në mënyrë që termat mjeksorë të përçohen më thjeshtë tëk lexuesit.

BLABLA

Gjithçka me një klikim!
www.blabla.al

Përballë një website kompleks, Togo Communications, arriti të gjente një miks të balancuar midis dizajnit dhe kontentit, duke i vënë të dy në shërbim të njeri tjetrit.

Rezultati ishte një profil i kuruar dhe informues duke ofruar në të njëjtën kohë komunikim të qartë dhe mjaft “user-friendly”. Ngjyrat janë në harmoni me njëra-tjetrën, duke dhënë kështu një pamje të qetë dhe pozitive dhe mbi të gjitha duke ofruar një përvojë leximi unike.

q

FILORGA

E bukura është tashmë online!
www.filorga.al

Filorga njihet si kompania që ka kthyer bukurinë në shkencë! Lider botëror në mjekësine kundër rrudhave dhe e pranishme në gjithë botën, Filorga zgjodhi Togo Communication si partner në komunikim.

Ndërtimi i e-commerce në mënyrë që të nxjerrë në pah të gjithë produktet nga kategoritë më të kërkuara të Filorga si dhe ofrimi i informacionit të detajuar mbi këto produkte për përdorusit ishte kërkesa kryesore nga kompania mëmë e Filorga Tirana. Togo Communications, arriti të gjente një miks të balancuar midis dizajnit dhe kontentit, duke ofruar një website “të pastër”, ashtu si rezultati që japin produktet Filorga në lëkurën e mijëra femrave në gjithë botën. Vijimi i bashkëpunimit, duke ofruar edhe Social Media Strategy, erdhi si rezultat i tejkalimit të pritshmërive që Klienti kishte për website.

STOMACARE

Përçojmë më shumë informacion!
www.stomacare.al

Jo të gjithë kanë dëgjuar për stomën dhe krijimi i një website që flet për një shërbim apo produkt jo shumë të dëgjuar e shndërron qëllimin e website-n në mjet komunikimi parësor dhe informues për markën. StomaCare u themelua duke parë numrin në rritje të pacientëve të cilët jetojnë me stomë si dhe nevojën e tyre për asistencë, trajnim, përkujdesje nga një staf i specializuar dhe produkte të një cilësie të lartë.

Partnerët tanë të eVita shpk na besuan ndërtimin e një website me synim informimin përmes shembujve dhe strukturimin e informacionit në mënyrë që përmes përdorimit të fjalëve kyçe website të optimizohet duke u rankuar në google si zgjidhja e parë për çdo të interesuar.

AMARDENT

Gjithçka me një klikim!
www.amardent.al

Amardent është një klinikë dentare e cila operon në fushën e stomatologjisë sipas standarteve europiane. Me mbi 5 vite eksperiencë, me një ekip mjekësh stomatologë të specializuar brenda dhe jashtë vendit por edhe me të gjitha shërbimet që janë të nevojshme për shendetin oral, Amardent ofron efikasitet për pacientet, higjiene maksimale dhe rezultate afatagjata! Klinika Amardent i besoi agjencisë sonë ndërtimin e një website, nëpërmjet demostrimit të punëve reale, fjalëve kyçe dhe teksteve informuese, rreth shërbimeve që ofrohen si dhe për të krijuar facilitete në gjetjen e të gjitha opsioneve për të cilat interesohet klienti.

ELITE BEAUTY LOUNGE

Një biznes që transformohet!
www.elitebeauty.al

Rritja e prezencës online po shihet si një domosdoshmëri nga të gjithë bizneset, veçanërisht shërbimet, për të cilat operimi në një treg dinamik bëhet shpeshherë i vështirë. Elite Beauty zgjodhi të bashkëpunojë me Togo Communications, fokusi i të cilit ishte konceptimi i një website modern duke synuar komunikim të standartizuar për të gjithë shërbimet që Elite Beauty ofron.

Një stil modern dhe ilustrues grafik është ruajtur në mënyrë që shërbimet jo vetëm të komunikohen por edhe të identifikohen lehtësisht nga përdoruesit duke paracaktuar çfarë ata kanë nevojë e duke e konfirmuar këtë edhe me 11 profesionistët e Elite. Ofrimi i të gjithë shërbimeve solli nevojën e krijimit të një strukture “One stop shop” për klientin dhe website është cilësuar si shumë “user friendly” nga të gjithë përdorusit.

Dëshironi të bashkëpunojmë? Le të bisedojmë