Ide të mëdha. Zgjidhje të ndërtuara këtu.Njihuni me zgjidhjet

21 rezultate

STRATEGJI. DIZAJN. TEKNOLOGJI.TIRANË, SHQIPËRI / PËRTEJ KUFIJVE

Nga ideja.
Në realitet.

Ide që dallohen.
Teknologji që i bën të mundura.

Zhvillojmë software, faqe web dhe aplikacione që i japin biznesit tuaj mundësi të reja.
Le ta ndërtojmë
së bashku.
SOFTWARE / WEB / APLIKACIONE / INTEGRIMEZbuloni punën tonë
( SË BASHKU, PËRPARA )
  • Fibank
  • Betimpact
  • Trita Hospital
  • Reviston
  • SIGAL
  • Orbita
  • Joro Tour
  • Gjykata e Lartë
  • CDI
01 / PROJEKTE TË PËRZGJEDHURA

Ide të ndryshme.
I njëjti përkushtim.

Eksploroni portofolin
02 / EKSPERTIZA JONË

Një ide ka nevojë
për më shumë se kod.

Analizojmë biznesin, projektojmë përvojën dhe zhvillojmë teknologjinë. Një ekip i vetëm, nga koncepti te produkti.

Ndërtojmë për klientët tuaj.
Për ekipin tuaj.
Për mënyrën si doni të punoni nesër.

E gjithë ekspertiza
01

Zhvillim software

Software i personalizuar për proceset që e bëjnë biznesin tuaj të veçantë.

Eksploroni shërbimin
02

Website & e-commerce

Website që shpjegojnë qartë kompaninë dhe e drejtojnë vizitorin drejt veprimit.

Eksploroni shërbimin
03

Aplikacione mobile

Aplikacione që u lehtësojnë punën ekipeve dhe ua afrojnë shërbimet klientëve.

Eksploroni shërbimin
04

Integrime & automatizim

Lidhni mjetet që përdorni dhe zvogëloni punën e përsëritur.

Eksploroni shërbimin
05

Strategji & UX/UI

Nga analiza e nevojave te një produkt që përdoret lehtësisht.

Eksploroni shërbimin
06

Mirëmbajtje & modernizim

Mbështetje për produktet në përdorim dhe një plan i qartë për përmirësimin e tyre.

Eksploroni shërbimin
03 / ZGJIDHJE SIPAS SEKTORIT

Çdo sektor ka
botën e vet.

Nga shëndetësia te tregtia dhe institucionet. Njohim kontekstin për të ndërtuar zgjidhjen e duhur.

Ilustrim konceptual 3D për shëndetësinëVIZUALIZIM KONCEPTUAL
ZGJIDHJE SIPAS SEKTORIT / 01

Më shumë kohë për kujdesin.

Zhvillojmë sisteme për spitale e klinika, faqe web dhe aplikacione për pacientët. Lidhim regjistrimin, takimet dhe administrimin që stafi ta ketë informacionin aty ku i duhet.

Menaxhim spitalorPortale shërbimeshAplikacione mobile
Eksploroni zgjidhjen
04 / BASHKË SI NJË EKIP

Ideja juaj. Një rrugë e qartë.

Nga biseda e parë te produkti në përdorim. Ju e shihni punën teksa merr formë.

01

Dëgjojmë. Kuptojmë.

Njihemi me objektivat, njerëzit dhe mënyrën si punon biznesi. Hartëzojmë proceset dhe përcaktojmë problemin që ia vlen të zgjidhet.

Një drejtim i përbashkët
02

I japim formë idesë.

Ndërtojmë strukturën, rrugët e përdoruesit dhe pamjen e produktit. Prototipet dhe vendimet teknike e bëjnë zgjidhjen konkrete përpara zhvillimit.

Një plan që mund ta shihni
03

Ndërtojmë. Testojmë.

Zhvillojmë në faza, prezantojmë ecurinë dhe kontrollojmë funksionet. Dizajni dhe inxhinieria ecin së bashku, me hapësirë për reagimin tuaj.

Një produkt që merr jetë
04

Publikojmë. Përmirësojmë.

Përgatitim kalimin në përdorim dhe hapat e mirëmbajtjes. Përvoja reale e përdoruesve dhe prioritetet e biznesit udhëheqin përmirësimet e ardhshme.

Një bazë për hapin tjetër
05 / KOMPANIA PAS ZGJIDHJES

Mendojmë
si partnerë.
Ndërtojmë
si një ekip.

Teknologjia është mjeti. Kuptimi i biznesit bën diferencën.

Jemi TOGO, kompani zhvillimi software në Tiranë. Kemi zhvilluar platforma për tregtinë, turizmin dhe shëndetësinë, si dhe faqe web për biznese e institucione.

Dëgjojmë, pyesim dhe i japim drejtim punës së bashku me ju. Një produkt i mirë fillon nga njerëzit që do ta përdorin.

Njihuni me TOGO
06 / PËRPARA HAPIT TË PARË

Pyetje të mira.
Vendime më të qarta.

Të gjitha njohuritë
Më shumë qartësi

Përpara se të fillojmë.

Nuk e gjetët përgjigjen?
Na shkruani

Çfarë lloj kompanie është TOGO?

TOGO është kompani zhvillimi software në Tiranë. Ndërtojmë platforma të personalizuara, website dhe aplikacione për biznese në Shqipëri dhe projekte në tregje të tjera.

Si fillon një bashkëpunim?

Fillojmë me një bisedë për biznesin, përdoruesit dhe nevojën që duhet zgjidhur. Pastaj përcaktojmë fushën e projektit, prioritetet dhe propozimin e zhvillimit.

A punoni me sistemet që përdorim tashmë?

I analizojmë sistemet ekzistuese dhe aksesin e tyre teknik. Përcaktojmë si do të lidhen sistemet dhe si do të transferohen të dhënat përpara se të fillojë zhvillimi.

Le ta ndërtojmë së bashku

Ideja e radhës mund të jetë e juaja.

Na tregoni çfarë doni të përmirësoni. Së bashku përcaktojmë zgjidhjen dhe hapat për ta realizuar.

Diskutojmë projektin